ARGETOHUNI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Google Chrome
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 3:36 pm nga F4

» Si të krijoni një folder të padukshëm
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 3:34 pm nga F4

» Si te krijoni forumin tuaj
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 3:32 pm nga F4

» CS1.6 Cheats Link
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 3:30 pm nga F4

» CD-Hack
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 3:28 pm nga F4

» Surf Servers
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 3:21 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë Deri Tani
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 2:51 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë 2010
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 2:49 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë 2010 FIFA World Cup
Mirjam Cani, mir jam edhe sportive EmptyThu Aug 05, 2010 2:47 pm nga F4

Affiliates
free forum


Mirjam Cani, mir jam edhe sportive

Shko poshtë

Mirjam Cani, mir jam edhe sportive Empty Mirjam Cani, mir jam edhe sportive

Mesazh  F4 Sat Apr 03, 2010 9:33 pm

Shqiptarja e grupit “Preluders” është nga ato që kur vjen puna tek grimi, mjaftohet vetëm me një shkëlqyes. Dhe mbi të gjitha preferon xhinset dhe të pambuktat. Por skena e do ndryshe. Dhe atëherë ajo shndërrohet në atë vajzën joshëse që e njohim të gjithë
Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?
Si karakter jam Mirjami që kam qenë, por nga pamja jashtme kam bërë ndryshime, sigurisht.
Çfarë lexon përgjithësisht?
Në kohën time të lirë lexoj shumë, sidomos revista apo gazeta, për t’u informuar për të rejat më të fundit në botën e muzikës.
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?
Bukuria fizike është e përkohshme, ndërsa e përjetshme është vetëm bukuria shpirtërore.
Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinë tënde?
Duke qenë se dal shpesh në skenë dhe më duhet të bëj makijazh, përpiqem që të kujdesem sa më shumë në jetën time të përditshme. Sigurisht edhe ushqimit i kushtoj një vëmendje të veçantë.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.
Një pikë të dobët? Çdo njeri shikon tek vetja e tij shumë defekte që të tjerët nuk i vënë re. Mendoj se sekreti i pamjes time është dhurata e natyrës, por edhe kujdesi që i kushtoj unë asaj. Mbi të gjitha mundohem të tregohem sa më e thjeshtë, pra të jem vetevetja.
Ç’trajtim bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?
Përpiqem që të kujdesem vetë për trajtimin e lëkurës time, duke përdorur gjëra natyrale në shtëpi, ndërsa tek parukieri shkoj rregullisht.
Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e…
Adoleshencës.
Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?
Varet nga vendi ku jam e ftuar. Megjithatë, unë ndihem mirë dhe më pëlqen si stili klasik ashtu edhe ai modern.
“Uniforma” e përditshme për në punë?
Më pëlqen praktikja, veshjet sportive, xhinse, bluzë… Në punë mbi të gjitha dua të ndjehem rehat.
Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?
Varet ku ndodhem. Por ajo që mund të them me siguri, është që në jetën e përditshme më pëlqen të vishem sportive.
Të brendshmet e preferuara?
I preferoj në ngjyrë të zezë, të kuqe, bezhë… Edhe këto sipas rastit, apo gjendjes shpirtërore
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?
Pa u treguar modeste, mund të them që të tjerët mund të thonë se unë jam seksi.
Çfarë mban zakonisht në çantë?
Patjetër portofolin, celularin, një bllok shënimesh, një stilolaps, një pasqyrë, zbutës dhe shkëlqyes buzësh.
Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde?
Muzika soul, r’n’b, pop-rock.
Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?
Për momentin ndihem mirë këtu ku jetoj tani, në München… Ndërsa për të ardhmen akoma nuk jam e vendosur, pasi ka shumë vende ku do doja të jetoja.
Zgjedhjet për stinën e dimrit?
Çizme, xhinse me shumicë, pallto treçerekëshe, ndërkohë që shallet janë gjithmonë të kombinuara me veshjet.
Parfumi i preferuar:
Jean Paul Gaultier – Classique
Modeli i celularit që mban
Nokia
Libri i preferuar
Diabolus të autorit Dan Brown
Modeli i çantës kult
Louis Vuitton
Linja e produkteve të flokëve
Fructis
Disku i preferuar
Justin Nozuka
Revista Jeta

F4
Admin

Numri i postimeve : 148
Join date : 30/03/2010
Age : 26

http://vushtrria-group.forummotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi