ARGETOHUNI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Google Chrome
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 3:36 pm nga F4

» Si të krijoni një folder të padukshëm
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 3:34 pm nga F4

» Si te krijoni forumin tuaj
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 3:32 pm nga F4

» CS1.6 Cheats Link
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 3:30 pm nga F4

» CD-Hack
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 3:28 pm nga F4

» Surf Servers
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 3:21 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë Deri Tani
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 2:51 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë 2010
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 2:49 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë 2010 FIFA World Cup
Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket EmptyThu Aug 05, 2010 2:47 pm nga F4

Affiliates
free forum


Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket

Shko poshtë

Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket Empty Arsye pse futbolli rrezikon të zhduket

Mesazh  F4 Sun Apr 04, 2010 11:27 pm

Revista prestigjioze italiane “L’espresso”, në një analizë të detajuar lëshon alarmin se futbolli mund të zhduket. Sipas saj skuadrat evropiane janë të zhytura në borxhe dhe tashmë gjenden në buzë të greminës, gati për të rënë. Këto nuk janë skuadra të panjohura, por ekipet që kanë bërë historinë botërore të futbollit, përsa i përket në nivel klubesh. Skuadrat evropiane janë të zhytura në borxhe dhe tashmë gjenden në buzë të greminës, gati për të rënë. Këto nuk janë skuadra të pa njohura, por ekipet që kanë bërë historinë botërore të futbollit, përsa i përket në nivel klubesh. Rasti më i pastër është ai i skuadrës së djajve të kuq të Mançester Junajtid që ka një borxh relativisht të madh që kap vlerën e 800 milion eurove. Ndërsa përsa i përket skuadrave italiane, Interi dhe Milani nuk ndodhen në një gjendje të tillë, por edhe këto dy “big” të futbollit nuk mund të përballojnë edhe shumë shpenzime.

Të ardhurat nuk mbulojnë koston e shpenzimeve

Nuk mund të jetë një profeci që të ardhurat në futbollin italian kanë ardhur gjithmonë edhe më shumë në rënie, dhe nuk mund të jetë e rastësishme. Për vite me radhë të ardhurat dhe fitimet nuk arrijnë që të mbulojnë kostot dhe shpenzimet e bëra nga klubi duke filluar që nga blerja e lojtarëve, rrogat e tyre etj. Nga krahu tjetër në shumë raste lojtarët nuk arrijnë që të shërbejnë për llogari të kompanisë. Klubet ndryshojnë pronar herë pas herë, por borxhet e tyre ngelen gjithmonë të pa shlyera dhe paratë në qarkullim nuk janë më ato të viteve të më përparshme që mund të konsiderohet si vitet e arta për futbollin. Sistemi i ngritur në këtë mënyrë nuk mund të qëndrojë edhe për shumë kohë në këtë mënyrë, pasi mund të bjerë nga dita në ditë, por duhet që të provohen mënyra të reja dhe duhet kërkuar një sensibilitet ekonomik, duhet të nxirren rregulla të reja që të jenë sa më të barabarta për të gjithë operatorët që operojnë në këtë fushë. Tregu i transferimeve duhet të jetë sa më i kontrolluar në shpenzime por duhet që të ulet edhe çmimi i lojtarëve, sepse situata aktuale financiare nuk është në përputhje me nivelin ekonomik që kanë klubet. Niveli ekonomik duhet të jetë në përputhje me gjendje që kanë skuadrat, kjo duhet të bëhet për arsye që situata të jetë nën kontroll dhe të shmanget falimentimi. Kjo situatë e vështirë ekonomike në klubet e futbollit vjen si pasojë e një menaxhimi të gabuar të financave të klubit, shpenzimet e pa kontrolluara në blerjen e lojtarëve dhe mungesa e fitimit në arenën ndërkombëtare, çon në një gjendje të vështirë ekonomike.

Rritja e fitimeve shoqërohet me rritje të shpenzimeve

Presidenti i UEFA-s Mishel Platini disa herë ka lëshuar mesazhe në drejtim të klubeve të mëdha për të mirë menaxhuar financat e klubit, të cilët në fillim u duk se e mirë pritën këtë këshillë. Në vitet e fundit të gjitha ekipet kanë filluar që të rrisin në mënyrë të ndjeshme fitimet e tyre, duke fituar sponsorizime të mëdha, duke organizuar turne në vendet më ekzotike të globit dhe duke zhvilluar ndeshje luksi, gjithashtu të ardhura të mëdha klubet fitojnë edhe nga e drejta televizive, ku të gjitha mediat janë të interesuara të transmetojnë ndeshje e tyre, si pasojë e kërkesës së publikut. Kërkesa për të pasur të drejtën e transmetimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar vazhdon gjithmonë e më shumë duke u rritur, por njëkohësisht edhe fitimi i klubeve është në rritje. Ndërkohë që fitimet vazhdojnë të rriten, në të njëjtën kohë me këtë edhe borxhi i këtyre skuadrave rritet. Sistemi i menaxhimit financiar i cili kujdeset për gjendjen financiare më pas funksionon në mënyrë të tillë, megjithëse të ardhurat në arkat e klubeve vazhdojnë të rriten, kompanitë vazhdojnë të paguajnë kostot e borxheve. Me paratë që këto shoqëri fitojnë u duhet që të paguajnë kostot e interesit të borxhit të cilët këto kanë për të paguar, ndërkohë që borxhi vazhdon të rritet interesi për të paguar do të jetë akoma më i madh kështu që fundi është i pa shmangshëm, sepse shuma e daljeve është më e madhe se ajo e hyrjeve.

Mançester Junajtid, rrezikon të dalë në shitje

Sistemi i futbollit evropian është një hap fare i vogël drejt kolapsit financiar dhe si pasojë do të këtë një kolaps total të futbollit. Pronarët e këtyre shoqërive, janë të shqetësuar për pasurinë e tyre personale apo familjare. Malkolm Glazer, pronari i Mançester Junajtid, një prej skuadrave më të pasura në botë, përsa i përket vlerës ekonomike që kushton, tashmë ka filluar që të kërkojë ndihmë, pasi kohët e fundit i është kërkuar për të rikonstukturuar borxhin dhe tashmë mund të arrijë deri aty sa që mund të nxjerrë në shitje klubin, apo edhe stadiumin “Olad Trafford”, për të shlyer borxhet, këto janë fjalët që kanë qarkulluar kohët e fundit përsa i përket një prej legjendave të sportit, siç është Mançester Junajtid, por më e keqja është se familja Glazer nuk është kujtuar më përpara për të mbrojtur klubin nga borxhet. Në fakt bëhet fjalë për një borxh që kap shumën e 500 milion sterlinash e akomoduar në një periudhë kohë prej shtatë vjetësh, borxh ky kundrejt bankave JP Morgan dhe Deutsche Bank, këtu nuk janë të llogaritura interesat e borxhit. Kjo shumë do të duhet që të paguhet nga kampionat e Anglisë vitin e ardhshëm, dhe kjo duket nj periudhë e shkurtër për të shlyer këtë detyrim. Struktura financiare dhe koha në dispozicion duket e pamjaftueshme për të arritur që të lajë të gjitha detyrimet, kështu që pronari aktual është detyruar që të shtrijë dorën dhe të presë ofertën më të lartë dhe ta pranojë atë. Zezonin e kaluar “Djajtë e Kuq” arritën një buxhet pozitiv vetëm nga shitja e futbollistit Kristiano Ronaldo, i cili u shit për 90 milion euro duke kaluar të Reali i Madridit. Por kjo është një shifër e pa përfillshme kundrejt 900 milionëve të debitit që Mançesteri ka. klubet angleze kanë menduar që të përdorin një sistem të thjeshtë duke konvertuar borxhet e tyre në aksione për ata që kanë për të marrë borxhin.

Çelsi dhe Mançester Siti, çdo vit dhjetëra milion humbje

Skuadra e Çelsit ka transformuar ekspansionin financiar që kishte duke kaluar në duart e Roman Abramoviç, në formën e aksioneve, duke kaluar në 900 milion të borxhit në aksione. Abramoviç ka shpenzuar te skuadra e Çelsit rreth 1 miliard dollarë borxh vetëm nga pasuria e tij. Blutë janë një skuadër që thuajse çdo vit dalin me humbje me dhjetëra miliona euro dhe nëse nuk do t’u vënë fre shpenzimeve, rrezikon që të përfundojë përsëri në një borxh të madh, kjo mund të jetë një situatë aspak e përshtatshme për kalibrin e Abramobviçit. Një situatë e ngjashme me si Çelsi ka kaluar edhe Mançester Siti, përpara se të blihej nga familja e Abu Dabi, e cila e ka çuar në shifrat zero borxhin e klubit. Por edhe këtu situata është pothuajse e ngjashme si e Çelsit edhe përsa i përket bilancit vjetor, ku çdo vit klubi i dytë i Mançesterit del pothuajse me dhjetëra milion euro humbje, nëse edhe këtu nuk u vihet fre shpenzimeve rrezikohet të shkojë në momentin që ishte përpara blerjes nga miliarderët arabë, që edhe për ta nuk mund tu shkojë për shtat që skuadra e tyre të jetë në gjendje të vështirë ekonomike. Arsenali është një tjetër klub historik në Premierligë, i cili për të kaluar borxhet e tij financiare i është dashur që t’i ndryshojë edhe emrin stadiumit, Emirates Stadium. Por marrja e borxheve dhe kredive vazhdon që të jetë një e rëndësishme për botën e futbollit dhe kjo do të jetë një problem i madh dhe i gjatë gjithë kohës. Pasi skuadrat nuk janë në gjendje që të paguajnë pagat e larta dhe gjithashtu nuk janë të afta që të blejnë lojtarë që kushtojnë mjaft shtrenjtë, atëherë janë të detyruar që të sigurojnë këto shërbime duke marrë kredi, e cila më pas rezulton që nuk mund ta shlyesh dhe rruga e më tejshme është falimentimi, ose detyrimi që ta shesësh atë pronë. Por siç e thamë edhe më lart problemi kryesor është që të rregullohet tregu, çmimet e blerjes dhe të shitjes së lojtarëve janë mjaft të larta, dhe dëshira për të pasur një lojtar apo një tjetër në skuadër i detyron klubet që të bëjnë “çmenduri” dhe në fund të jetë fatale për ta. Aktualisht nëse do të shikojmë “portofolin” e një nga klubet më të mëdha evropiane do të shikojmë se ata i kanë bosh, për të mos thënë në borxhe, pra të gjithë pronarët e mëdhenj kanë dështuar.

Interi dhe Milani me bilance negative

Në Itali dy klubet më të fuqishëm, Interi dhe Milani në fund të çdo sezoni prodhojnë një humbje prej qindra milionësh, këto përkthehen në llogari negative që duhet të shlyhen nga kapitalet e presidentëve dhe pronarëve të regjistruar të tyre. Nëse Morati deri tani është treguar mjaft bujar duke hapur “portofolin” e tij dhe duke shpenzuar mjaft para për të afruar në skuadrën e tij thuajse të gjithë lojtarët që janë kërkuar nga trajnerët e skuadrës, nga krahu tjetër Berluskoni është gjithnjë më i kujdesshëm dhe mundohet që asnjëherë të mos hedhë para në “erë” dhe tregohet më i frenuar në shpenzime, por gjithsesi klubet e Milanos në fund të çdo sezoni dalin në një bilanc negativ. Klubet më të qëndrueshëm në Serinë A është Roma dhe Juventusi, që qëndrojnë më stabilë në bursë, të cilët gjithmonë përpiqen që të kontrollojnë shpenzimet me të ardhurat. Asnjëherë këto klube nuk ndërhyjnë që të blejnë lojtarë që janë të papërballueshëm për kapitalin e tyre dhe nuk i marrin përsipër për të afruar në ekip këto lojtarë.

Klubet gjermane janë më të mbrojtur nga kriza

Vitin e kaluar në Gjermani, skuadra e Shalke 04 kishte një borxh prej 280 milion eurosh, pavarësisht se ishte e mbështetur duke u sponsorizuar nga kompania Gazprom me 25 milion euro për katër vjet akoma nuk ka mundur që ti shpëtojë ekspozimit ndaj borxhit. Pjesa e debitit të Shalkes ishte rreth 45 për qind e borxhit total të Bundesligës prej 610 milion eurosh. Kjo mund të duket një shifër e lartë, por nëse do të krahasohet me atë të Premierligës do të duket e ulët, pasi futbolli anglez ka një debit prej 3.5 miliard euro në total apo në krahasim me Serinë A e cila ka një borxh prej 2 miliard eurosh. Në këtë periudhë, futbolli gjerman është më i qëndrueshmi kundrejt debitit në rang botëror, dhe kjo vjen si pasojë e një kontrolli të lartë dhe shumë strikt në kostot e shpenzimeve dhe të të ardhura, të praktikuar vitet e fundit. Nga ky shkak vitet e fundit futbolli gjerman është larguar disi nga niveli ndërkombëtar, kjo shikohet edhe në triumfet e gjermanëve në nivel skuadrash në arenën ndërkombëtare. Skuadrat gjermane mund të jenë një hap poshtë skuadrave të vendeve të tjera, por ato janë shuma hapa më të sigurt në mbijetesën e tyre, ndërsa klubet e tjera që janë të zhytura në borxhe e kanë më të vështirë mbijetesën, dhe mund të detyrohet të ndryshojnë pronarë, ose të falimentojnë përfundimisht. Në vitet 2004-2005, klubi i Borusias së Dortmundit, një skuadër mjaft popullore në Gjermani ishte në prag të falimentimit pasi kishte një borxh prej 150 milion eurosh, ndërsa sot Mançester Junajtid ka një të tillë prej 800 milion sterlinash afërsish me buxhetin e një shteti si Shqipëria. Nëse një shtet sovran do ti kishte një borxh një institucioni financiar botëror që i kalonte 200 për qind të shumës së marrë hua, atëherë ku institucion ka të drejtë që të konfiskojë pasurinë e këtij shteti edhe pse ky është sovran, kështu që nëse një klub e kalon në 200 për qind këtë shumë, atëherë ai konfiskohet.

Skuadrat e vogla e ndjejmë më shumë barrën e borxhit

Premierliga angleze është duke “lundruar” në borxhe dhe është duke u hasur me vështirësi të mëdha, për klubet që e ndjejnë më shumë barrën e debitit janë skuadrat e vogla që në fund përfundojnë të shitura për një sterlinë, rasti më konkret është i Portsmouthit, i cili në fillim të muajit mars shpalli gjendjen e falimentit. Ndërsa në futbollin spanjoll situata nuk është më e mirë. Skuadra e mëdha si Reali i Madridit apo Barcelona janë të garantuara nga bankat por skuadrat e vogla dhe të mesme janë më të ekspozuara nga falimenti, skuadra si Atletiko Madridit apo Valencia kanë arritur në një borxh prej që shkon 3.5 apo 3.8 herë në vlerën e shitjes. Një risk ky i marrë nga valenca për rikonstruksionin e stadiumit Mestaja, që arrinte shumën e 240 milionë eurove, një investim i planifikuar shumë vite më parë në atë kohë kur recesioni dukej shumë larg. Duke folur për borxhet shumë kompani janë mjaft të ekspozuara ndaj falimentit ku do t’u duhet që t’i paguajë sistemit bankar kredinë e marrë. Në pamje të parë mundësia e lidhjes me bankat duke përfituar mbështetje financiare është një perspektivë mjaft e mirë që mund të sjellë të ardhura dhe gjithashtu mund të investosh në futboll duke ndërtuar stadiume aspo fusha të reja që mund të sjellim mjaft përfitime, por menaxhimi i gabuar i shpenzimeve mund të çojë drejt greminës. Kjo sjell kalimin e shoqërisë nga një pronar në tjetrin dhe duke u akumuluar borxhi kjo nuk ka asnjë rrugë tjetër vetëm se të shpallësh falimentin. Prandaj mënyra më e mirë për të mbajtur nivelin financiar të qëndrueshëm është menaxhimi sa më strikt i anës ekonomike duke kontrolluar rreptësisht koston e shpenzimeve me të ardhurat.

1- Për vite me radhë të ardhurat dhe fitimet nuk arrijnë që të mbulojnë kostot dhe shpenzimet e bëra nga klubi duke filluar që nga blerja e lojtarëve, rrogat e tyre etj. Klubet ndryshojnë pronar herë pas herë, por borxhet e tyre ngelen gjithmonë të pa shlyera dhe paratë në qarkullim nuk janë më ato të viteve të më përparshme që mund të konsiderohet si vitet e arta për futbollin.
2- Merkato duhet të jetë e kontrolluar në shpenzime, duhet të ulet edhe çmimi i lojtarëve. Situata aktuale financiare nuk është në përputhje me nivelin ekonomik që kanë klubet. Kjo vjen si pasojë e një menaxhimi të gabuar, shpenzimet e pa kontrolluara në blerjen e lojtarëve dhe mungesa e fitimit në arenën ndërkombëtare, çon në një gjendje të vështirë ekonomike
3- Në vitet e fundit të gjitha ekipet kanë filluar që të rrisin në mënyrë të ndjeshme fitimet e tyre. Ndërkohë që fitimet vazhdojnë të rriten, në të njëjtën kohë edhe borxhi rritet. Megjithëse të ardhurat në arkat e klubeve rriten, kompanitë vazhdojnë të paguajnë. Me paratë që fitojnë u duhet që të paguajnë kostot e interesit, borxhi vazhdon të rritet, interesi për të paguar do të jetë akoma më i madh
4- Mançester Junajtid, ka një borxh që kap shumën e 500 milion sterlinash e akomoduar për shtatë vjet, këtu nuk janë të llogaritura interesat e borxhit. Kjo shumë do të duhet që të paguhet nga kampionat e Anglisë vitin e ardhshëm. Pronari aktual është detyruar që të shtrijë dorën dhe të presë ofertën më të lartë dhe ta pranojë atë
5- Abramoviç ka shpenzuar te skuadra e Çelsit rreth 1 miliard dollarë borxh vetëm nga pasuria e tij. Blutë janë një skuadër që thuajse çdo vit dalin me humbje me dhjetëra miliona euro dhe nëse nuk do t’u vënë fre shpenzimeve, rrezikon që të përfundojë përsëri në një borxh të madh, kjo mund të jetë një situatë aspak e përshtatshme për Abramobviçin
6- Nëse Morati deri tani është treguar mjaft bujar duke hapur “portofolin” dhe duke shpenzuar mjaft para, nga krahu tjetër Berluskoni është gjithnjë më i kujdesshëm dhe mundohet që asnjëherë të mos hedhë para në “erë” dhe tregohet më i frenuar në shpenzime, por gjithsesi klubet e Milanos në fund të çdo sezoni dalin në një bilanc negativ
7- Klubet më të qëndrueshëm në Serinë A është Roma dhe Juventusi, që qëndrojnë më stabilë në bursë, të cilët gjithmonë përpiqen që të kontrollojnë shpenzimet me të ardhurat. Asnjëherë këto klube nuk ndërhyjnë që të blejnë lojtarë që janë të papërballueshëm për kapitalin e tyre dhe nuk i marrin përsipër për të afruar në ekip këto lojtarë
8- Futbolli gjerman është më i qëndrueshmi kundrejt debitit në rang botëror, kjo vjen si pasojë e një kontrolli të lartë dhe shumë strikt në kostot e shpenzimeve dhe të të ardhura. Skuadrat gjermane mund të jenë një hap poshtë skuadrave të vendeve të tjera si Spanja, Anglia apo Italia, por ato janë shuma hapa më të sigurt në mbijetesën e tyre
__________________

F4
Admin

Numri i postimeve : 148
Join date : 30/03/2010
Age : 26

http://vushtrria-group.forummotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi