ARGETOHUNI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Google Chrome
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 3:36 pm nga F4

» Si të krijoni një folder të padukshëm
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 3:34 pm nga F4

» Si te krijoni forumin tuaj
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 3:32 pm nga F4

» CS1.6 Cheats Link
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 3:30 pm nga F4

» CD-Hack
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 3:28 pm nga F4

» Surf Servers
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 3:21 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë Deri Tani
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 2:51 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë 2010
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 2:49 pm nga F4

» Golat Më Të Mirë 2010 FIFA World Cup
Ekipi i dekadës! EmptyThu Aug 05, 2010 2:47 pm nga F4

Affiliates
free forum


Ekipi i dekadës!

Shko poshtë

Ekipi i dekadës! Empty Ekipi i dekadës!

Mesazh  F4 Sun Apr 04, 2010 11:36 pm

--------------------------------------------------------------------------------
I dominuar nga yjet e sotëm të futbollit botëror, por i përfaqësuar edhe nga legjenda të viteve të kaluara, mediumi ESPN ka zgjedhur ekipin më të mirë të dekadës. Një ekip me Buffonin në portë, Cannavaron dhe Maldinin në qendër të mbrojtjes, Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Messi duke sulmuar nga mesfusha, ndërsa Van Nistelrooy përpara tyre. E jashtëzakonshme!

Ky ekip është i rrezikshëm në krah, di të shënojë nga largësia, është i kujdesshëm në zonën e mbrojtjes dhe fiton tituj me kampionë. Ky është ekip më i mirë i dekadës në futboll i përzgjedhur nga mediumi ESPN. Në mesin e ekipit të yjeve më të mëdha botërore të 10 viteve të fundit nuk kishte vend për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, ikonën e Real Madridit, Raul dhe yllin ukrainas, Andriy Shevchenko – të cilët nuk gjenden as në bankën rezervë.

Vetëm tre nga 11 futbollistët e formacionit bazë sot janë të pensionuar nga futbolli, të tjerët të gjithë janë aktivë, madje edhe ata pesë që janë zgjedhur si rezervistë. Ekipin në formacionin 4-2-3-1 e ka formuar mediumi ESPN, me një panel sportiv prej shtatë gazetarëve.

Portier – Gianluigi Buffon
Juventus i pagoi Parmës 51.5 milionë euro në verën e vitit 2001 dhe tregoi se çka do të thotë të bësh investim të mirë. ESPN e ka përshkruar Buffonin si “mbret të zonës dhe portier të shkëlqyeshëm me refleks të përkryer”.

Mbrojtës i djathtë – Cafu
Shpërtheu në futbollin evropian me Romën, ku e fitoi Scudetton. Kishte kaluar të tridhjetat kur iu bashkua Milanit, mirëpo në San Siro arriti të fitojë edhe Ligën e Kampionëve. Ai shërbeu si shembull për futbollistët e të sotmes në këtë rol, bashkëkombësit e tij brazilianë Dani Alves dhe Maicon.

Mbrojtës i majtë – Roberto Carlos
Njëri prej mbrojtësve më ofensiv i viteve të fundit ishte pjesë e ‘Galaktikëve’ të Real Madridit. Shumë herë tregoi kapacitetet e tij fizike dhe me goditje të fuqishme nga distanca befasonte portierët kundërshtarë.

Qendërmbrojtës – Fabio Cannavaro dhe Paolo Maldini
Të dy qendërmbrojtësit janë italianë. Cannavaro dhe Maldini janë dy qendërmbrojtësit më të mirë, të cilët në dhjetë vitet e fundit kanë vrapuar në fushat e futbollit. Cannavaro fitoi Kampionatin botëror më 2006, ndërsa Maldini e ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mesfushor në qendër – Claude Makelele dhe Andrea Pirlo
Dështimi i ‘Galaktikëve’ filloi në momentin kur nga Real Madrid në Chelsea u transferua i palodhshmi Makelele. Ai në ekipin më të mirë të dekadës do të kishte detyrë të kalojë kilometra, ndërsa lojën do ta organizonte fituesi i Kampionatit botëror dhe i Ligës së Kampionëve, Andrea Pirlo.

Krah i djathtë – Lionel Messi
E krahasojnë me Maradonën, por ai ka vetëm 22 vjet dhe ka arritur shumë më tepër se legjenda argjentinase në karrierën me klub. Messi përkujton kohërat e vjetra, kur futbolli ishte romantik, shkathtësi në të cilën vlerësoheshin vetëm lëvizjet e jashtëzakonshme.

Krah i majtë – Cristiano Ronaldo
Arrogant, gjithmonë i gatshëm të turpërojë kundërshtarin, por shembull i një futbollisti të shkëlqyer. Ai është bërë i paprekshëm me shpejtësinë e tij, fuqinë, ndërtimin fizik dhe teknikën e jashtëzakonshme.

Mesfushor ofensiv – Zinedine Zidane
U pensionua nga futbolli me atë goditjen primitive me kokë në gjoksin e mbrojtësit italian Marco Materazzi në finalen e Kampionatit botëror 2006, por mbetet i paharruar në kujtesë. Ai është ndoshta edhe futbollisti më i mirë i dekadës së fundit, realizator i njërit prej golave më të mirë në dhjetë vitet e fundit në finalen e Ligës së Kampionëve 2002.

Sulmues – Ruud van Nistelrooy
Në epokën e sulmuesve të vetmuar, futbollistëve të cilët është dashur të shënojnë gola dhe të mbajnë topin në posedim, holandezi është në kulm. I fuqishëm, vendimtar dhe luftarak, realizoi një mal me gola. Ai shënonte nga të gjitha pozitat, në të gjitha mënyrat, thjesht i shkëlqyeshëm.

F4
Admin

Numri i postimeve : 148
Join date : 30/03/2010
Age : 26

http://vushtrria-group.forummotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi